Policia ka publikuar pamjet e operacionit ku u kapën 62 mijë litra naftë e kontrabanduar.
Operacioni “Geni” është zhvilluar në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe rojën bregdetare.
Nga operacioni u sekuestrua karburanti i ardhur nga Libia dhe dy mjete lundruese, si dhe u arrestuar 13 persona, 10 prej tyre shtetas të huaj.
“Pamjet e operacionit policor të koduar “Geni”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare.
Gjatë operacionit të zhvilluar në hapësirën tokësore, ajrore dhe detare, u godit një tjetër rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.
Sekuestrohen rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.
Vihen në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj”-shkrua Policia.