Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Vendime të caktuara për interesa sjellin përçarjen e PD-së


Ervin Salianji në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 u shpreh se është i gatshëm të lërë mandatin vetëm që PD të jetë e bashkuar.

Salianji tha se të vetmin që i intereson përçarja në PD është kryeministri Edi Rama të cilit i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës, thotë ai,  duke shtuar se sot të marrësh vendime për interesa personale dëmton Partinë Demokratike.

Gjithashtu Salianji shtoi se ‘PD e Vulës’, nuk është duke bërë ndonjë aktivitet të madh, port ë marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përcarje të PD nuk është privilegj.

“Edi Ramës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje”, tha Salianji.