Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Tirana përtej fasadave është nën ujë


 

Vazhdojnë denoncimiet e rrugëve dhe të lagjeve të lëna në harresë, nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka qënë ditën e sotme në Njësinë Bashkiake Nr.9, të cilën e ka quajtur si një tjetër zonë të lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia Tiranë

“Uji u ka arritur qytetarëve në pragun e shtëpive”, shkruan Blushi

Të shoqëruara me pamje  filmike, Blushi, tregon vështirësitë që kanë qyetarët për të dalë nga shtëpitë e tyre.

 

Sot në Njësinë Bashkiake Nr.9, në Rrugën “Eshref Duka”, një tjetër zonë e lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia e Tiranës.

Uji u ka arritur qytetarëve në pragun e shtëpive, që edhe në këtë me diell, u duhet të dalin nga banesat me çizme.

Kjo është Tirana e vërtetë, përtej fasadave dhe reklamave që shet Erion Veliaj!

Në 14 Maj Tirana do ta ndëshkojë me vote, shkruan Blushi.