Pas arrestimit në Spanjë, është ekstraduar shtetasi Istref Mata i dënuar një vit më parë me 6 vjet burg për kultivim narkotikësh në vitin 2020 në fshatin Gusmar të Tepelenës.
Mata banues në Fier së bashku me katër shtetas të tjerë kultivuan bimë narkotike dhe Gjykata e Apelit në Gjirokastër e gjeti fajtor 49-vjeçarin duke e dënuar me 6 vite burg.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.
Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
49 vjeçar pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit”-njofton policia.