Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Maliqit.
Në Maliq do garojë Alfred Gega, me profesion mjek dhe do jetë kandidati i vetëm i opozitës.
“Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.
Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashkinë vetëm në shërbim të tyre. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Maliqi meriton Ndryshimin!”—shkruan Meta.