Gati një miliard njerëz në mbarë botën ndodhen nëpër objektet e kujdesit shëndetësor që nuk kanë furnizim të besueshëm me energji elektrike, sipas një raporti të botuar të shtunën, shkruan AA.
Numri është afër gjithë popullatës së SHBA-së, Indonezisë, Pakistanit dhe Gjermanisë së bashku, thuhet në raportin e përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Banka Botërore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme dhe Energjia e Qëndrueshme për të Gjithë.
Qasja në energji elektrike është kritike për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor ose ofrimin e imunizimit që shpëton jetën, por një në tetë të popullsisë së botës nuk ka akses në atë mbulim shëndetësor, tha ai. Pa energji elektrike të besueshme në të gjitha objektet e kujdesit shëndetësor, nuk mund të arrihet mbulimi shëndetësor universal, shpjegoi ai.
Raporti, i quajtur Energizing Health: Accelerating Electricity Access in Health-Care Facilities, i cili paraqet të dhënat më të fundit mbi elektrifikimin e objekteve të kujdesit shëndetësor në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, tregoi se në Azinë Jugore dhe vendet e Afrikës Sub-Sahariane, më shumë se një në 10 objekte të kujdesit shëndetësor nuk ka akses në energji elektrike, ndërsa energjia nuk është e besueshme për gjysmën e plotë të objekteve në Afrikën Sub-Sahariane.
“Qasja e energjisë elektrike në objektet e kujdesit shëndetësor mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes,” tha Dr. Maria Neira, ndihmës drejtoreshë e përgjithshme për Popullatat më të shëndetshme në OBSH.
“Investimi në energji të besueshme, të pastër dhe të qëndrueshme për objektet e kujdesit shëndetësor nuk është vetëm vendimtar për gatishmërinë ndaj pandemisë, por është gjithashtu shumë i nevojshëm për të arritur mbulimin universal shëndetësor, si dhe rritjen e elasticitetit dhe përshtatjes klimatike,” shtoi ajo.
Raporti nënvizonte se elektrifikimi i objekteve të kujdesit shëndetësor duhet të konsiderohet si një prioritet zhvillimor më i madh që kërkon mbështetje dhe investime më të mëdha nga qeveritë, partnerët e zhvillimit dhe organizatat financuese dhe zhvillimore.
Pothuajse dy të tretat (64%) e objekteve të kujdesit shëndetësor në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kërkojnë një formë të ndërhyrjes urgjente – për shembull, ose një lidhje të re të energjisë elektrike ose një sistem energjie rezervë – dhe rreth 4.9 miliardë dollarë nevojiten urgjentisht për t’i sjellë ato në një standard minimal elektrifikimi, sipas një analize të nevojave të Bankës Botërore të përfshirë në raport.