Pas 18 orësh, është bërë e mundur shpëtimi Andrea Dervishit, i cili u bllokua prej mbrëmjes së djeshme në një shpellë.
Andrea Dervishi raportohet se kishte shkuar për të kërkuar flori në shpellën që ndodhet në një terren të vështirë, duke zbritur me një litar të shkurtër, por pasi ka rënë nata nuk ka mundur të ngjitet sipër.
Ai është mbajtur në monitorim gjatë natës, ndërsa forca të policisë dhe RENEAS sot arritën të nxirrnin shëndosh e mirë 43-vjeçarin në Gramsh.
Dervishi pasi u nxor nga shpella është dërguar në spitalin e Gramshit me ambulancë.