Vendosni fjalën kyçe....

Sizmiologu Rrapo Ormeni: S’ka vend për panik, tërmet i zakonshëm


Sizmiologu Rrapo Ormeni ka deklaruar mbrëmjen e sotme se tërmeti i rënë futet te tërmetet e zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.

Në një deklaratë për Report TV, ai tha se tërmete të tilla përsëriten çdo vit, ndërsa zona e Bulqizës është zonë sizmike.

“Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës Rihter dhe mbi 6 ballë. Utet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.” – tha Ormeni.