Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të mosfunksionimit të shtetit.
Në deklaratën e tij për media, Berisha u ndal krahas të tjerave tek ‘Syri i Cikllopit’ siç e quan ai rastin e Shkodrës ku u ç’montuan 21 kamera të vendosura në shtylla elektrike nga grupe kriminale për të ndjekur lëvizjet e policies.
Ai ka hedhur akuza për rastin në fjalë ndaj policisë e cila bën rolin e bashkëpunëtorit ose bën sikur nuk di gjë, duke rradhitur dhe një sërë qytetesh të tjera, që janë nën këtë vëzhgim krimnal.
“Shkoni në Korçë, kudo, ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin dhe policia bën ose bashkëpunëtorin ose të paditurin. Denoncojnë në emër të PD mafien shtetërore si kërcënim për shqiptarët, Ballkanin dhe Eropën. Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë të pasigurisë. E shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit do të jetë alternativa e PD dhe opozitës.”, ka thënë Berisha,.