Një mësues fizkulture i një shkolle në Tepelenë është dhunuar mbrëmjen e sotme.
Mësohet se Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar, raporton Shqiptarja.com
Ai është thirrur nga 3 persona të cilët kanë dashur që “ta sqarojnë” dhe më pas e kanë dhunuar. Mësuesi ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe në bark.
Ai është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.