Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përfundoi në lumin Seman, ekipet e kërkimit ende s’kanë gjetur asnjë gjurmë nga 26-vjeçari


.

Ka kaluar pa rezultat edhe dita e sotme prej ekipeve të shpëtimit të cilët kanë kryer sërish kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit, Mateo Lika i cili një ditë më parë u raportua i zhdukur pasi dyshohet se ka rënë me një makinë në ujërat e lumit Seman.

Prej 4 ditësh, i riu kishte ardhur për pushime nga Gjermania ku punonte.

Sipas ekipeve, kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër, e përsëri nuk ka patur shenja të mjetit, ndërsa ato do të rinisin përsëri nesër.

Mendohet se 26 vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërkohë policia ka marrë në pyetje të afërmit e Mateo Likës për të mësuar lëvizjet e tij para se të zhdukej.