Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u vetëhodh nga banesa, ndërron jetë 33-vjeçari në Tiranë


Një 33-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në Farkë të Vogël, Tiranë, ndërsa viktimë ka mbetur i riu me iniciale E.Gj.

Njoftimi

“Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”