Vendosni fjalën kyçe....

Fierza arrin kuotat maksimale, nisin shkarkimet nga hidrocentralet


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka hapur prej mesditës së sotme portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës pasi niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale në 288 metra.

Mendohet se hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.

Si gjithnjë hapja e portave në Fierzë shoqërohet me shkarkime në Koman dhe në Vaun e Dejës, ndërsa burime për BalkanWeb bëjnë me dije se të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MW, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s;  KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MW, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s;  V.DEJES; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MW, ne pune 5 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s.