Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për prekjen e pronave të tyre nga aksi i ri Thuman – Kashar.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, këtë protestë e ka përkrahur edhe sekretari për Diasporën dhe Organizimin me Jashtë i PD-së, Indrit Hoxha, i cili shpreh se pronat e këtyre banorëve po ndahen si plaçkë mes kusarëve të qeverisë., duke bërë Edi Ramën si përgjegjës kryesor të kësaj drame.
“Banorët e Berxullit trajtohen si të dorës së dytë.
Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndaj atyre që shteti po tenton t’i vjedh pronat.
Edi Rama, ti je përgjegjësi kryesor i kësaj drame të paralajmëruar. Asnjë metër tokë nuk do të marrësh nga banorët pa një dëmshpërblim të ligjshëm. Zhvillimi nuk mund të ndërtohet mbi paligjshmërinë!” – shprehet Hoxha.