Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Asnjë ndryshim në Grupin Parlamentar të PD-së, çdo vendim është nul


Në një intervistë për tv “Neës24”, Edi Paloka u shpreh se në grupin e PD nuk ka asnjë ndryshim.

Ai theksoi se loja e Ramës për të hequr e kufizuar të drejtat e deputetëve të PD ka nisur që në fillim dhe ka gjetur bashkëpunëtor Alibeajn, por kjo mbetet vetëm një tentativë e Ramës, tha Paloka, sepse nuk do ta lejojmë.

“Rama dëshiron zhdukjen e opozitës dhe bën çdo përpjekje për ta arritur,” shtoi ai mes të tjerash.

“Çdo vendim që mund të marrë është nul, është vendim i Ramës. Që në momentin që e merr atë vendim është marrë paraprakisht vesh me Edi Ramën. Alibeaj thjesht i ngre topin, sepse del me justifikimin më idiot Rama pastaj dhe thotë kjo është çështje e tij. Grupi parlamentar i PD është ai që u zgjodh nga demokratët në 25 prill dhe çdo deputet i PD ka detyrimin t’i përgjigjet qytetarëve që e kanë sjellë në atë parlament. Çështja e grupit është në parlament, ballafaqimi me Ramën dhe këtë qeveri kriminale dhe të korruptuar. Kush futet në lojë me Ramën nuk është më as pjesë e PD dhe as e opozitës”, u shpreh Paloka.