Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 6.3 trondit Japoninë


Një tërmet i fortë goditi Japoninë të hënën.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me magnitudë 6.3 goditi Ishujt Izu-Ogasawara, në jug të kryeqytetit Tokio.

Tërmeti u vlerësua të ishte në thellësinë 409.1 kilometra. Ishujt ndodhen rreth 1000 kilometra në jug të kryeqytetit.