Vendosni fjalën kyçe....

Xhaferraj tregon pse firmosi për shkarkimin e Alibeajt: S’ka bërë asgjë të mirë


Deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, deklaroi publikisht se i është bashkuar nismës së Ervin Salianjit për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi.

“Për një vit, nuk ka bërë asgjë të mirë zoti Alibeaj.”- tha Xhaferaj por refuzoi ta quajë firmën e tij si firmë për shkarkim.

Kam firmosur dhe do të firmos çdo shkresë që nuk vjen për shkarkime, por për fuqizimin e opozitës. Risistemimet brenda grupit parlamentar që shkojnë për fuqizimin e opozitës, nuk kanë të bëjnë me shkarkime. Asnjëherë nuk kam votuar për të përjashtuar askënd. Firmos për çdo iniciativë që hap rrugën për bashkim dhe fuqizimin e opozitës.”- u shpreh deputeti Xhaferaj, i cili nuk e sheh zgjidhjen as tek zoti Berisha.

Problemi kryesor i zotit Berisha nuk është tek non grata. Problemi kryesor është se ai nuk prodhon dot më një alternativë fituese. Edhe në 6 mars, megjithëse doli shumë mirë karshi grupimit tonë, që ishim rreth zotit Basha, nuk u kthye dot dukshëm në alternativë fituese. Ai mobilizon në mënyrë fantastike pjesën militante të PD, por jo të gjithë PD dhe më keq akoma, nuk arrin të bashkojë dot elektoratin gri. Më 6 mars ne nuk reflektuam dhe të gjitha lëvizjet tona kanë çuar në rrudhje të faktorit opozitar”- është arsyetimi i ish kryetarit të degës PD Durrës.

Ferdinand Xhaferaj e bën përgjegjës Berishën edhe për mbështetjen e Lulzim Bashës që në 2013-ën dhe më pas, megjithëse ishte humbës.

Ai mori pjesë edhe në Kuvendin Kombëtar në Korrik 2021. Vetëm kur doli vendimi për non grata, doli kundër Bashës, që tregoi që është në një agjendë personale. Për fatin tonë të keq, siç e konfirmoi 6 marsi, nuk është më alternativë fituese.- tha Ferdinand Xhaferraj.