Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet qarkullimi në Prekal të Shkodrës, shirat shkaktojnë rrëshqitje dherash


Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme qarkullimi në zonën e Prekalit në Shkodër.

Gurët dhe dherat kanë bllokuar qarkullimin megjithatë bashkia ka nisur menjëherë në zonë mjetet e rënda për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës dhe rikthimin në normalitet të lëzivjes.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëroi për reshje të dendura gjatë ditës së sotme, sidomos pasdite, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar sidomos në zonat e veriut, Shkodër, Kukës, Lezhë e Dibër.