Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka nënshkruar një marrëveshje për të shkruar një libër gjatë kohës së tij në Downing Street dhe mund të fitojë mbi 1.2 milionë dollarë nga marrëveshja.
Të drejtat e kujtimeve të tij u blenë nga botuesi ‘HarperCollins’, por asnjë titull apo datë botimi nuk është caktuar ende, tha kompania në Tëitter të hënën.
Historia e Johnson me fjalët e tij do jetë një ‘kujtim i kryeministrit si asnjë tjetër’, lexohet në një deklaratë për shtyp nga Arabella Pike, drejtoreshë botuese në ‘Ëilliam Collins’, një degë e ‘HarperCollins UK’ e caktuar për të botuar librin.
‘HarperCollins’ nuk ka zbuluar hollësitë financiare të marrëveshjes, por agjentët letrarë parashikojnë se Johnson mund të paguhet më shumë se 1 milion stërlina, ose 1.2 milion dollarë për kujtimet, raportoi ‘The Guardian’ në korrik.
Megjithatë pagesa e mundshme prej 1.2 milionë dollarësh për Johnson do ishte akoma larg 7.1 milionë dollarëve që mori ish-kryeministri Tony Blair në vitin 2010 për autobiografinë e tij, ‘A Journey’.
Johnson është tashmë autor i 11 librave të botuar. Megjithatë, kjo do të ishte hera e parë që puna e tij mbulon mandatin e tij të trazuar si kryeministër nga korriku 2019 deri në shtator 2022, kur ai u detyrua të jepte dorëheqjen pas një sërë skandalesh që përfshinin financat dhe sjelljen e tij gjatë pandemisë.