Vendosni fjalën kyçe....

Hakerimi i të dhënave, eksperti IT kallëzon AKSHI-n në SPAK


Eksperti i teknologjisë së informacionit Gent Progni ka kallëzuar në SPAK Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  lidhur me hakerimin e të dhënave personale të qytetarëve nga hakerat iranianë.

Sipas Prognit, është vërtetuar se nuk ka pasur ndarje të serverëve e sipas tij kjo gjë është bërë për t’u dhënë qasje patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

“Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI-n, lidhur me sulmin kibernetik ku me veprimet ose mosveprimet e tij ka bërë të mundur që të gjitha të dhënat tona të jenë të rrezikuara. Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjimi Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim. Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të ndara.” – tha Progni para SPAK-ut.

Ai shtoi më tej se AKSHI me veprimet ose moveprimet e tij ka ndihmua në hakerimin e të dhënave dhe pavarësisht se ka terr informativ mbi atë që ka ndodhur, vidoet e hakerave iraniane  tregojnë se ndarja nuk është bërë.

Progni theksoi se ndarja s’është bërë qëllimisht për t’u mundësuar patronazhistëve mbledhjen e të dhënave.

“Kjo tregon se kanë ndihmuar në hakerimin e të dhënave, pra kalimi nga një server në të gjitha serverat që hostohen nga AKSHI. Me dashje apo pa dashje nuk jemi në pozitën ta themi sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet nga videoja e hakerave iranian. Ne kemi hedhur dyshimin që ky segregim nuk është bërë me qëllim që në kohën e patronazhistëve, sepse lejon mbledhjen e të dhënave nga shumë serverëve në mënyrë lokale. Këtë segregim nuk mund ta bëjnë iranianë në mënyrë virtuale, sepse duhet prekje fizike e serverëve që të mos bëhet ky segregim.” – shtoi Progni.