Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi publikon foton: Një lagje e tërë në Tiranë në errësirë për një riparim tubash uji


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ ku një lagje e tërë në kryeqytet duket se është lënë në errësirë të plotë vetëm për shkak të një riparimi tubacionesh uji.

Këlliçi shkruan ndër të tjera, se Tirana është ajo që shikohet e jo ‘ajo fantashkenca që ju tregon bashkia, me diellin që lind nga veriu’.

Paaftësia e bashkisë e fotografuar nga vetë banorët.

Për një riparim tubash uji, një lagje e tërë ngelet në errësirë. Ndëpresin ndriçimin publik për mijëra banorë ndërsa dritat e rrugëve qëndrojnë ditën ndezur.

Ky është administrimi i bashkisë? Kjo na trumbetohet me të madhe në çdo ekran?

Tirana është kjo që shihni ju, jo ajo fantashkenca që ju tregon bashkia, me diellin që lind nga veriu”-shkruan Këlliçi.