Si pasojë e motit të keq janë shtyrë lundrimet nga Italia për në Shqipëri e anasjelltas të planifikuara për ditën e sotme.
Njoftimin e ka bërë në rrjetet sociale Autoriteti Portual i Durrësit i cili thotë se lundrimet do shtyhen për ditën e nesërme.
Njoftimi:
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se,:
Linja Durrës-Bari
Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).
Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.
Linja Bari/Ankona-Durrës
Kompania “Adria Ferries” njofton se si pasojë e motit të përkeqësuar edhe në krahun tjetër të Adriatikut dhe kushteve jo të favorshme për lundrim, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin “AF MARINA” dhe nga Ankona për Durrës me tragetin “AF CLAUDIA”.
Ndërsa kompania “Ventouris Ferries” bën të ditur se trageti “Rigel III” do të niset nga Bari në orën 8:00 të ditës së nesërme, dt.18.1.2023.
Ju faleminderit!