Vendosni fjalën kyçe....

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961


Popullsia e Kinës ra vitin e kaluar për herë të parë në gjashtë dekada, një kthesë historike që pritet të shënojë fillimin e një periudhe të gjatë të rënies së numrit të qytetarëve të saj me implikime të thella për ekonominë e saj dhe botën.

Rënia, më e keqja që nga viti 1961, viti i fundit i urisë së madhe të Kinës, u jep peshë edhe parashikimeve se India do bëhet kombi më i populluar në botë këtë vit.

Popullsia e Kinës ra me afërsisht 850,000 në 1.41175 miliardë në fund të vitit 2022, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit.

Ekspertët e OKB-së parashikojnëse popullsia e Kinës do tkurret me 109 milionë deri në vitin 2050, më shumë se trefishi i rënies së parashikimit të tyre të mëparshëm në vitin 2019.

Kjo ka bërë që demografët vendas të ankohen se Kina do plaket para se të pasurohet, duke ngadalësuar ekonominë, ndërsa të ardhurat bien dhe borxhi i qeverisë rritet për shkak të rritjes së kostove të shëndetit dhe mirëqenies, shkruan Reuters.

“Pikëpamja demografike dhe ekonomike e Kinës është shumë më e zymtë sesa pritej. Kina do duhet të rregullojë politikat e saj sociale, ekonomike, të mbrojtjes dhe të jashtme.” – tha demografi Yi Fuxian.

Ai shtoi se tkurrja e fuqisë punëtore të vendit dhe rënia në peshën e prodhimit do përkeqësonin më tej çmimet e larta dhe inflacionin e lartë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Kang Yi, kreu i zyrës kombëtare të statistikave, u tha gazetarëve se njerëzit nuk duhet të shqetësohen për rënien e popullsisë pasi ‘oferta e përgjithshme e punës ende tejkalon kërkesën’.

Shkalla e lindjeve në Kinë vitin e kaluar ishte vetëm 6.77 lindje për 1000 njerëz, nga 7.52 lindje në vitin 2021 dhe duke shënuar shkallën më të ulët të lindjeve në rekord.

Shkalla e vdekjeve, më e larta që nga viti 1974 gjatë Revolucionit Kulturor, ishte 7.37 vdekje për 1000 njerëz, e cila krahasohet me shkallën prej 7.18 vdekjesh në 2021.