Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet në Davos për sulmin kibernetik dhe si arriti t’i bënte ballë Shqipëria


Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Davos në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror foli për sulmet kibernetike në të cilat ra pre Shqipëria vitin e kaluar.

Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësive ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve digjitalizimin e Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se sulmi nisi me shërbimet, por edhe infrastruktura kritike është në rrezik.

Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare.  Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm”-tha Rama.

Ai e cilësoi sulmin si nga më të rëndët në botë duke thënë se vendi ja doli t’i bënte ballë duke mos pasur si opsion kthimin mbrapa në letër

Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lirisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni.  Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sisteme që nuk funksiononin dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri.