Është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit, e planifikuar për sot, ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë muingesa e avokatit mbrojtës, Maksim Haxhia.
Tahiri u akuzua për ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’, ‘trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim’ e ‘grup të struktuar kriminal’ po në fund u dënua për ‘shpërdorim detyre’ me 5 vite burg. Megjithatë ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.
Më herët ai kishte kërkuar llogaritje të kohës së paraburgimit megjithatë seanca e parashikuar për vjeshtën e vitit 2022 u shty pasi u kërkua zëvendësimi i gjyqtarit Elis Dine me gjyqtarin Elton Frashëri.