Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtua nga tërmeti, i vihet shirit pallatit në Bulqizë, 45 banorëve u kërkohet të largohen


Një pallat në Bulqizë është dëmtuar nga tërmeti i rënë dy ditë më parë ndërsa 45 banorëve u është kërkuar që të largohen prej aty.

Pallati ndodhet në Lagjen e Re dhe i është vënë shirit nga policia, që ka rrethuar zonën, shkruan BW. Pallati në fjalë kishte marrë dëmtime edhe në tërmetin e 26 nëntorit 2019, megjithatë banorët nuk ishin larguar edhe pse u ishte kërkuar një gjë e tillë.

Dy ditë më parë një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër në Klos tronditi zonën. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Krujë e Lezhë. 12 banesa  dëmtuan në Klos nga tërmeti i 15 janarit.