Vendosni fjalën kyçe....

“Më ngacmoi motrën”, vetëdorëzohet në polici dhunuesi i mësuesit të fizkulturës


Në policinë e Tepelenës është paraqitur ditën e sotme, vëllai i nxënëses 13- vjecare, Alvi Gumeni, i cili dhunoi fizikisht mësuesin e saj të fizkulturës duke pretenduar se e motra është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Gjatë dëshmisë së tij, Gumeni, tha se mësuesi e kishte ngacmuar shumë herë të motrën seksualisht, prandaj kreu ditën e djeshme aktin dhunues ndaj tij.

Ndërkaq ka dhënë dëshmine e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi. Dëshmia e saj është marrë në prezencë të psikologes.