Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 13-vjeçare, arrestohet mësuesi i fizkulturës në Tepelenë


Mësuesi i fizkulturës në shkollën ‘Avni Rustemi’ në Tepelenë Kleanthi Laçi, është arrestuar nga Policia Gjirokastrës. 59-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura në shkollën ku jepte mësim si dhe për deklarim të rremë në polici.

Pak ditë më parë ai u dhunua nga disa persona, të cilët e kishin ftuar për kafe.

Pas kësaj, 29-vjeçari Alvi Gumeni u vetëdorëzua në Policinë e Tepelenës duke pranuar se kishte dhunuar mësuesin, të cilin e akuzoi për ngacmimin seksual të motrës. I riu akuzohet për ‘plagosje të lehtë’ me dashje e ‘vetëgjyqësi’.

Po kështu ministrja e Arsimit Evis Kushi njotoi sot se mësuesi në fjalë ishte pezulluar përkohësisht nga detyra deri në përfundim të hetimeve.