Vendosni fjalën kyçe....

Begaj mbledh në 23 Janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në fokus garantimi i sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurimit në kuadër të zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar mbi analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.

Sipas njoftimit të presidencës,  mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ka si synim dhënien e një panorame të plotë të gjendjes së sigurisë kombëtare në vendin tonë dhe të diskutojë mbi përcaktimin e prioriteteve të vitit në vijim.

 “Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”- thuhet në njoftimin e presidencës.