Shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna (MRNA.O) Stephane Bancel tha se ai do dëshironte të kishte fabrika që prodhojnë vaksina bazuar në teknologjinë e saj ARN në çdo continent, ndërsa kompania amerikane përgatitet të ndërtojë katër objekte.
“Ne po flasim me disa vende të tjera, sepse unë me të vërtetë do doja që në çdo kontinent të kishte kapacitete MRNA.” – tha ai në një panel në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Kompania po ndërton ose planifikon të ndërtojë fabrika në Kanada, Australi, Britani dhe Kenia, tha Bancel, shkruan Reuters.
Vaksinat e saj për Covid-19 prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër.