Vendosni fjalën kyçe....

Del ekspertiza e pamjeve nga droni i të dyshuarve për spiunazh në uzinën e armëve në Gramsh, mes pamjeve edhe reparti RENEA


Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.

Sipas të dhënave, nga ekspertiza  është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

Mes pamjeve filmike, ndodhej reparti RENEA, liqeni i Bovillës dhe reparti ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.

 Hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër dron të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.

Pak ditë më parë autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana Timofeeva, njëra prej të arrestuarve, pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022.