Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan ku dyshohet se një grua është mbytur në lumin Shkumbin.
48- vjeçarja nga të dhënat paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.
Policia është njoftuar nga familjarët e saj, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë.
Polumbarët menjëherë kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.