Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”


Qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Saphivogli”.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, u vendos që Gjergj Prevazi të drejtojë këtë Teatër.

Gjergj Prevazi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta ai i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë.

Kush është Gjergj Prevazi

Më pas artisti bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Më 1997 ai bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre.

Ai është koreografi i parë shqiptar që ka eksperimentuar dhe lëvruar stilin Dance Theatre, me të cilin e çoi teatrin dhe lëvizjen skenike shumë hapa para duke pashkë punuar me regjisorë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj, dhe duke u bërë pjesë e projekteve dhe shfaqjeve si “Shtrëngata 1988”, “Stinë e mërzitshme në Olimp Pallati i ëndrrave 2001”, “Oresti 2004”, “Opera për tre grosh 2009, “Medea 2006” projekte shumë të rëndësishme këto në hapësirën shqipfolëse.

Gjergj Prevazi ka qenë pjesë e afro 25 festivaleve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare duke marrë edhe shumë çmime të para si “Delphino d’argento”, në Festivalin Ndërkombëtar “Music-Ëorld” në Itali e shumë të tjerë.