Një ton kokainë e transportuar në një ngarkesë është sekuestruar nga Policia Financiare e Barit në portin e Savonës, sipas mediave italiane.
Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.
U sekuestruan 741 pako kokainë, të paketuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në “karinat” e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth një ton.
Ndërhyrja është zhvillimi i një operacioni i cili më 2 janar çoi në arrestimin e katër shqiptarëve dhe sekuestrimin e 3.5 kuintaleve kokainë.
Pas arrestimit të tyre, Guardia di Finanza mësoi për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.
Prandaj gjithë ngarkesa u monitorua gjatë gjithë rrugës nga plicia, derisa u bë finalizimi i kapjes së drogës në portin Italian.
.