Në një video të rradhës postuar në tik-tok, Monika Kryemadhi ka vijuar me akuzat për inceneratorët.
Nga pamjet filmike që ajo paraqet, duken kamionët që shkarkojnë plehrat natën në landfillin e Sharrës, duke akuzuar sërish Erion Veliajn se ka paguar 54 milionë euro për këtë aferë.
“Qytetarët shqiptarë paguajnë çdo mintutë dhe çdo sekondë nga xhepat e tyre për të mbushur llogaritë ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, shprehet Kryemadhi.