Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar ashpër pas lajmeve në portale të ndryshme në Shqipëri se është ndarë nga bashkëshorti, diplomati anglez Paul Edward Conolly.
Në një shënim në rrjetet sociale, Shahini, shkruan se mediat duhet të kërkojnë ndjesë publike për lajmin e gënjeshtërt të publikuar në mediat në fjalë dhe të përgënjeshtrojnë në mënyrë të menjëhershme përfundimet e tryre rreth statusit të saj familjar.
Shahini shton se mediat që kanë publikuar lajme të rreme rreth statusit t saj familjar kanë lënduar familjen e saj dhe kanë dëmtuar imazhin.
“Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga ëebsitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar.” – shkruan Shahini.
Në një tjetër qëndrim në Instagram, artistja shkruan se nuk bëhet fjalë për një thashethem momenti po te gënjeshtrat që mbeten në arkivë, gjë të cilën shton ajo, nuk ka ndërmend ta tolerojë.
“Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do ua lodh kokën me detaje.”