Vendosni fjalën kyçe....

Nisin shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, në Shkodër disa zona pa energji


Kanë nisur shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejës.

Sipas shefit të Emergjencave Civile Shkodër, Pëllumb Dani, pohoi se aktualisht po shkarkohen 1700 metra kub ujë në sekondë.

Nga sasia në fjalë 700 metra kub ujë në sekondë kalon përmes agregatëve të hidrocentralit.

Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në disa zona të Shkodrës.

Njoftimi

Bashkia Shkodër

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.05 m me një rritje prej 25 cm me orën 18.00 te datës 17.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.40 m me një rritje prej 15 cm me orën 18.00 të datës 17.01.2023 (kuota max 8.70 m ).

OSHEE, zonat pa energji elektrike

Fidri 2 Koman 69 ab.

Fidri 1 Rrenc 1486 ab.

Fidri 6 Velipoje 415 ab.

Fidri 4 Velipoje 316 ab.

Fidri 2 Rrenc 773 ab.

Fidri 5 Rrenc 357 ab.

Fidri 4 Shkodra1 1375 ab.

Fidri 5 Shkodra 1 2185 ab.

Fidri Hajmel Vau Dejes 1763 ab.

Fidri 2 Cas 682 ab.

Fidri 4 Cas 456 ab.

Fidri 1 Dajc 878 ab.

Fidri Gjegjan Fushe Arrez 892 ab.

Fidra pjeserisht te stakuar

Fidri 15 Shkodra 1, 10 ab ura shtrenjte.

Fidri 1, Bajze 200 abonenta.

Bashkia Pukë

Ne Qytetin Puke ka demtime te interkapeteve te bllokut te 5 pallateve renie te sovatimeve dhe demtime catish , levizje te tjegullave po nderhyhet nga Drejtoria e Sherbimeve dhe Mzsh.

Ka probleme me energjine elektrike ne NJAD Puke.

Bashkia Malësi e Madhe

Nuk ka pasur energji elektrike ne NJAD Kelmendit, Shkrel dhe Gruemire.

Bashkia Vau Dejës

Mungon energjia elektrike ne NJAD Hajmel.

Autoriteti Verior Rrugor

Gjate nates kemi pasur mot me reshje shiu dhe ere te forte . Eshte punuar per pastrimin e inerteve te rena nga skarpatet ne akset malore. Ne segmentin Dedaj-Boge eshte rritur niveli i perrejve dhe si rezultat uji kaperderdhet siper rruges. Kalimi behet me rruge alternative. Nuk evidentohen probleme ne segmentet e tjere ne qarkullimin rrugor. Vazhdon puna sipas grafikut rutine.