PD e Rithemelimit e dënon kundërpërgjigjen e presidentit Bajram Begaj, ndaj deklaratave diskriminuese ndaj shqiptarëve të zyrtarëve britanikë.
Zëdhënësja Floriana Garo akuzoi presidentin se nuk është i pavarur, se indetifikohet me kryeministrin edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, dhe kjo dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe se Begaj e Rama i dinë vetëm emrin.
‘Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit. Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin. Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare. Lufta e deklaratave dhe motoja “Fajin e ka Anglia” nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë.’- u shpreh Garo.