Megjithëse SPAK mbylli hetimet për inceneratorët duke kërkuar nisjen e procesit gjyqësor duke lënë jashtë përgjegjësisë penale ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ndonëse ndaj tij provat ishin të dukshme se kishte përfituar udhëtime dhe prenotime hotelesh nga Klodian Zoto, avokatët mbrojtës të të akuzuarve nuk mbajnë të njëjtin qëndrim.
Ata kërkojnë rikthimin e çështjes në hetim dhe Ahmetaj të dalë para prokurorëve të SPAK.
“Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t’u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und gjykohet dy herë i njëjti fakt”, thotë avokati Saimir Vishaj.
Sipas Vishajt, ngjarja e ndodhur në shtëpinë e ish drejtoreshës së kabinetit Alda klosi ku u vodhën nga pastruesja Rozeta dobi dhe djali I saj 120 mijë euro dhe më shumë se 400 mijë të tjera iu gjetën në shtëpi, konsiderohet një provë e re dhe duhet të lidhet me këtë procedim
Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s’është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal.
Seanca paraprake për të kaluar çështjen e inceneratorëve për gjykim u ndërpre për mosnjoftim të të gjithë të pandehurve si edhe gjendjes shëndetësore të një prej avokatëve mbrojtës. Gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve për bashkim të dosjes së inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit sepse dëmtohen provat dhe shpejtësia e gjykimit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel