Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Edi Rama e Erion Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për landfillin e Tiranës, gënjyen para deputetëve


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të dalin para drejtësisë lidhur me incineratorin e Tiranës.

Në një konferencë për mediat, ai tha se faktet e publikuara dje nga deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, vërtetojnë se ai i Tiranës nuk është incinerator por landfill, ku për groposjen e mbetjeve qytetarët paguajnë 29 euro për ton, dyfishin e shumës për këtë proces.

“Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja. Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023, për një periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm groposje primitive. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është ndalur thjesht me filmimin e procesit të punës në të ashtuquajturin incenerator i Tiranës. Duke marrë shkas nga po nga deklaratat e kryeministrit në Komisionin Hetimor se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, Kryemadhi ka filmuar dhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.

Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, duhet të dalin dy para drejtësisë. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.” – tha Vasili.