Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Rinas me dokumente të falsifikuara një 45-vjeçar turk


 

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë vënë në pranga një 45-vjeçar turk pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.K.

 

Njoftimi i :

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.