Vendosni fjalën kyçe....

BBC kërkon falje pasi pasthirrmat e seksit ndërpresin transmetimin e futbollit (Video)


Transmetuesi britanik BBC thotë se po heton rrethanat rreth një telefoni celular të ngjitur në pjesën e pasme të një karrigeje në një studio, i cili filloi të lëshonte pasthirrma seksuale gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë futbolli të martën.

Para fillimit të një ndeshjeje mes Wolves dhe Liverpool, prezantuesi Gary Lineker u ndërpre nga tingujt pornografikë ndërsa ai dhe kolegët e tij të transmetimit Paul Ince dhe Danny Murphy po shikonin ndeshjen e FA Cup drejtpërdrejt në transmetim.

Lineker u përpoq të ruante qetësinë e tij dhe shpejt prezantoi një tjetër ekspert dhe ish-lojtar profesionist, Alan Shearer, i cili ishte i vendosur në dhomën e komenteve.

 

“Dikush po i dërgon diçka në telefonin e dikujt, mendoj. Nuk e di nëse e keni dëgjuar në shtëpi.” – i tha Shearer-it, Lineker-i që u skuq nga turpi. Në fillim të ndeshjes, ish-sulmuesi i Anglisë, Lineker, postoi një pamje të një telefoni celular për të cilin tha se ishte ngjitur në pjesën e pasme të një karrigeje në studio, për të cilën ai pretendoi se ishte burimi i audios me pasthirrma seksuale.

 

Ngjarja pothuajse menjëherë u bë virale në rrjetet sociale. Një shakatar i YouTube, Daniel Jarvis, mori më vonë përgjegjësinë për incidentin dhe postoi në Tëitter pamjet që dukej se e tregonin atë brenda studios televizive në stadiumin e Wolves’s ‘Molineux’ përpara ndeshjes.

“I kërkojmë falje çdo shikuesi të ofenduar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të futbollit këtë mbrëmje. Ne po hetojmë se si ndodhi kjo.” – tha BBC në një deklaratë të shkurtër.