Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, në rrugën ruale Ura e Çerenecit-Ostren, ku u plagosën 4 persona.
Sipas policisë drejtuesi i drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ku për pasojë jan plagosur tre pasagjerët si dhe drejtuesi i automjetetit.
Aksidenti është pikasur nga banorët e zonës të cilët kan njoftuar policinë lokale të Bulqizës dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë.
Burime pranë spitalt e Bulqizës bëjnë me dije se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën,ndërkohë policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.