Vendosni fjalën kyçe....

Forumi Ekonomik Botëror nis nismën e re për të trajtuar ndryshimet klimatike


Forumi Ekonomik Botëror (WEF) nisi në mesjavë një nismë për të zhbllokuar 3 trilionë dollarë financim të nevojshëm çdo vit për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe dëmtimin e mëtejshëm të natyrës.

Aksioni ‘Giving to Ampliify Earth’ (GAEA) mbështetet nga më shumë se 45 partnerë kryesorë filantropikë, publikë dhe privatë, tha WEF në një deklaratë.

Ai tha se me krizat e vijueshme të energjisë dhe kostos së jetesës, ambicia për të frenuar rritjen e temperaturës së planetit me 1.5 gradë Celsius është ‘në fije të perit’.

Financimi i tanishëm megjithatë nuk është i mjaftueshëm dhe nevojitet një qasje e re për të siguruar rrjedhjen e kapitalit, thuhet në njoftimin për shtyp, duke shtuar se ‘dhurimet filantropike’ mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

“Ne jemi në një pikë kthese në përpjekjet tona për ta kthyer planetin në rrugën e duhur për të përmbushur ambiciet tona klimatike. Për të arritur shpejtësinë dhe shkallën e kërkuar për të shëruar sistemet e Tokës, ne duhet të zhbllokojmë jo vetëm kapitalin privat dhe fondet e qeverisë, por edhe sektorin e filantropisë si një forcë vërtet katalitike për të arritur përshpejtimin e nevojshëm.” – tha Klaus Schwab, themelues dhe kryetar ekzekutiv i WEF.

Pavarësisht rritjes së financimit filantropik për zbutjen e klimës në vitet e fundit, ai arriti në 810 miliardë dollarë në vitin 2021, por vetëm 2% shkoi drejt pakësimit të emetimeve.