Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK


Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi është thirrur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Nuk dihen arsyet se pse Roshi është paraqitur para prokurorëve të SPAK.

Në vitin 2018, Elvis Roshi u shpall fajtor për falsifikimin e formularit të deklriminalizimit pasi kishte fshehur një dënim të marrë në Itali para viteve 2000.

Ai u dënua me 7 muaj e 15 ditë burg, por dënimi iu konvertua me 60 orë punë të papaguar në shërbim të publikut.