Vendosni fjalën kyçe....

Kapet pa leje drejtimi e tej shpejtësisë së lejuar, ndalohet 18-vjeçari në Tiranë


Një 18-vjeçar që drejtonte një mjet tip ‘Audi’ pa leje drejtimi e tej normave të lejuara të shpejtësisë është ndaluar nga policia.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.H., i cili është ndaluar në rrugën Tiranë-Elbasan duke ecur me shejtësinë 216 kilometra në orë.

Pas verifkimit efektivët kanë gjetur se personi në fjalë përveç tejkalimit të shpejtësisë nuk kishte as leje për drejtimin e mjetit.

Njoftimi

“Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.”