Vendosni fjalën kyçe....

Kim: S’kemi pasur kandidat të parapëlqyer për SPAK-un, lajme të rreme. E di që njerëzit tirrnin lloj-lloj teorish


Ambasadorja amerikane Kim ka hedhur poshtë mbrëmjen e sotme se ka pasur një të paraëlqyer për sa i përket kreut të ri të SPAK-ut.

Sipas saj, vizita në SPAK ditën e zgjedhjes së kreut të ri është tregues i mbështetjes së SHBA-së për reformën në drejtësi.

Ajo i cilësoi teori e lajme të rreme zërat se SHBA-ja ka pasur një kandidat të parapëlqyer për shefin e ri të prokurorisë special.

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri. Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi. E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre.” – tha Kim në emisionin Real Story në Report Tv.

Kreu i ri i SPAK-ut u zgjodh Altin Dumani, i cili zëvendësoi Arben Krajën, të cilit i përfundoi mandati.