Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi sjell në ‘Opinion’ pamjet e drejtpërdrejta nga shkarkimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës (Video)


Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi, paraqiti mbrëmjen e sotme denoncime të teja lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Ajo tha se në Sharrë nuk bëhet as ndarje dhe as trajtim i mbetjeve por ato groposen në landfillin e vjetër.

Kryemadhi solli pamje me dron që tregojnë mbledhjen e mbeturinave nëpër Tiranë me kamionët e tre kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas transportimine tyre në Sharrë e hedhjen e tyre në landfill, ku as nuk ndahen e as nuk përpunohen.

Po kështu nga  studio e emisionit ‘Opinion’, u bë një lidhje e drejtpërdrejtë me kamerat në landfillin e Sharrës ku u treguan pamjet e kamionëve që shkarkojnë mbetjet në vendin e grumbullimit.