Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot, Berisha më ka kundër – Kokalari


E shfaqur për një kohë të gjatë në krah të Sali Berishës si një nga mbështetëset e tij më të forta në turin e kreut të PD-së nëpër Shqipëri pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Evi Kokalari ka njoftuar se nga sot është kundër tij.

Në një shënim në Facebook, ajo thekson se Berisha jo vetëm që nuk bëri ndryshime në PD, por e ka marrë peng PD-në për interesat e tij dhe po bën pazare.

Kokalari shton në shënimin e saj, se Berisha po përpiqet të përdorë ish-zyrtrarin amerikan Richard Grenell pa dijeninë e tij për të ndihmuar Belind Këlliçin dhe pazareve që do vetëm.

Ajo sqaron se është kundër Berishës, po jo kundër PD-së duke e mbyllur reagimin me thirrjen që Berisha të dalë nga politika pasi po e çon partinë dhe demokratët në humnerë.

Kokalari kishte shprehur pakënaqësi edhe më herë ndaj Berishës në disa raste, lidhur me atë që e quajti manipulim votash në Primaret e Tiranës.

“Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po ben pazare. Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij! Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PDse. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë.” – shkruan Kokalari në Facebook.