Vendosni fjalën kyçe....

Rusia ka gjasa të nisë ofensivën e re në Ukrainë në pranverë – NATO



Rusia ka të ngjarë të nisë një ofensivë të re në Ukrainë gjatë pranverës, tha të enjten kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer.

Bauer tha se qëllimet strategjike të Moskës nuk kanë ndryshuar, prandaj aleanca pret një ofensivë të re.

“Nuk është diçka për të cilën jemi absolutisht të sigurt,” tha ai, por bazuar në supozime, ‘ata me shumë gjasa do të nisin një ofensivë tjetër në pranverë nëse nuk i kanë ndryshuar objektivat e tyre strategjikë’ ,tha ai në përgjigje të një pyetjeje në një konferencë shtypi pas një takimi të shefave të shtabit të NATO-s.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që të përgatiten për një ofensivë të mundshme, shkruan Anadolu Agency.